Ndërlidhjet

NATO: Për disa ditë komanda kalon nga Italia në Rumani


Pamje e një helikopteri dhe luftanijeve që marrin pjesë në ushtrimet ushtarake të NATO-s në Detin Verior

Pamje e një helikopteri dhe luftanijeve që marrin pjesë në ushtrimet ushtarake të NATO-s në Detin Verior

Komandati i lartë i NATO-s, admirali amerikan, Mark E. Ferguson III, thotë se aleanca për një kohë të shkurtër do ta lëvizë komandën e përbashkët të forcës aleatenë Rumani, derisa NATO-ja vazhdon ta shtoj aftësinë për të reaguar ndaj lëvizjeve të Rusisë në Ukrainë dhe sfidave të tjera të sigurisë.

Admirali Ferguson, komandant i Forcës së Përbashkët Aleate, me seli në Napoli të Italisë, tha sot se komanda do të kaloj në Cincu, në pjesën qendrore malore të Rumanisë, për 12 ditë në muajin qershor, për t’i mbështetur ushtrimet e NATO-s, në të cilat janë të involvuar 1 mijë ushtarë nga 21 vende anëtare të aleancës.

“Kjo do të jetë hera e parë që selia e Komandës së Forcës së Përbashkët së NATO-s është vendosur në Rumani”, tha sot Ferguson, gjatë vizitës së tij dyditore në Bukuresht.

Kapaciteti në pjesën jugore të Italisë do të mbetet aktiv për tu kujdesur për misionet e tjera të NATO-s, siç është edhe forca KFOR në Kosovë.

Komandanti Ferguson tha se ushtrimet janë “mbrojtëse për nga natyra dhe janë të fokusuara në forcimin e ndëroperacionalitetit, gatishmërisë dhe përgjegjësisë”, raporton AP nga Bukureshti.

Njëherësh, NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë ushtrime në Poloni, vendet baltike dhe në Detin Baltik.

Në vendet baltike, forca sulmuese e NATO-s do të kryej ushtrim madhor detar të aleatëve.

Marina e Shteteve të Bashkuara, po ashtu, do të operoj me anije me raketa mbrojtëse në Detin e Zi, derisa Armata Amerikane në Evropë do të ndërmarrë ushtrime tokësore në Detin Baltik.

XS
SM
MD
LG