Ndërlidhjet

logo-print

Turqia i dëbon militantët e mundshëm të IS-it në Moldavi


Pamje e urës së Bosforit që e lidhë pjesën evropiane dhe aziatike të Stambollit

Pamje e urës së Bosforit që e lidhë pjesën evropiane dhe aziatike të Stambollit

Zyrtarët e Turqisë thonë se një çift britanik me katër fëmijë të vegjël, që ishin arrestuar muajin e kaluar për dyshime se përpiqeshin t’i bashkoheshin grupit militant, Shteti Islamik (IS), në Siri, do të dëbohet në Moldavi.

Zyrtarët thanë sot se Asif Malik dhe bashkëshortja e tij Sara, me fëmijë, ishin arrestuar në Ankara para dy javësh, pasi policia britanike kishte kërkuar informacion për vendndodhjen e tyre.

Një zyrtar turk tha se familja do të dëbohet në Moldavi me “dëshirën e saj”.

Zyra e jashtme britanike nuk ka dhënë koment të menjëhershëm.

Nuk është e qartë përse familja ka kërkuar të deportohet në Moldavi.

XS
SM
MD
LG