Ndërlidhjet

OKB: Fillojnë konsultimet me qeverinë dhe opozitën në Siri


Staffan de Mistura
Staffan de Mistura

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se i ka ftuar zyrtarët e qeverisë së Sirisë dhe liderët e grupeve të armatosura opozitare, për konsultime në Gjenevë të Zvicrës.

Zoti Mistura tha se për bisedimet e sotme “janë ftuar një kategori e komandantëve” nga opozita siriane.

Por, entitetet terroriste si Shteti Islamik (IS) dhe Al-Nusra, nuk janë ftuar, por në listën e përfaqësuesve ka grupe që janë në kontakt me to.

I dërguari Mistura tha se rritja e grupit militant, Shteti Islamik, i ka ndryshuar faktet në terren, prej se ishte nënshkruar marrëveshje në Gjenevë në vitin 2012.

Konsultimet e sotme mbahen në baza të takimeve veç e veç ndërmjet OKB-së dhe pjesëmarrësve.

XS
SM
MD
LG