Ndërlidhjet

Policia njofton se një veturë bombë që shpërtheu afër ndërtesës kryesore të një grupi militant shiit në Bagdad që po lufton kundër Shtetit Islamik ka vrarë së paku 6 civil.

Së paku 13 persona të tjerë janë plagosur në shpërthimin afër shtabit të ‘Kataeb Imam Ali” në lagjën Karrada në qendër të Bagdadit.

Deri më tash askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Ky është sulmi i dytë në Karrada, pasi sulmi i parë i bërë më 2 maj, mori jetën e 15 personave kur një shpëtheu një bombë afër një restauranti të mbushur plotë me klientë.

Ai sulm ishte kryer nga Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG