Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Somalia po bën kthesë të rëndësishme


John Kerry - Arkiv

John Kerry - Arkiv

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka premtuar sot më shumë përkrahje për Somalinë derisa po e realizon vizitën e parë historike në shtetin afrikan të dërmuar nga lufta.

Kerry ka kaluar disa orë në aeroportin e fortifikuar të kryeqytetit, Mogadishu, ku është takuar me presidentin e përkrahur ndërkombëtarisht, Hassan Sheikh Mohamud dhe kryeministrin, Omar Abdirashid Ali Sharmake.

Vizita e Kerrit ka për qëllim që t’i jap përkrahje diplomatike qeverisë së dobët të Somalisë në luftën kundër degës së Al Kaidës, Al Shabaab të cilët po vazhdojnë sulmet në kryeqytet dhe tërë vendin.

“Mbi 20 vjet më parë, SHBA-të është detyruar që të largohet nga vendi i juaj”, ka thënë Kerry duke iu referuar konfliktit të vitit 1993, kur 18 ushtarë amerikanë dhe qindra somalezë janë vrarë gjatë intervenimit ushtarak dhe humanitar që kaloi shumë keq.

Ai ka shtuar se “Unë e kam vizituar Somalinë sot sepse vendi juaj është duke bërë kthesë. Tani ne po e kthejmë bashkëpunimin duke pasur shpresë të madhe, por të përzier me shqetësime të vazhdueshme”.

XS
SM
MD
LG