Ndërlidhjet

Policia e Kosovës: S'ka mjet shpërthyes prapa Teatrit Kombëtar


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes në rrugën “Agim Ramadani” dhe tani rruga në fjalë është liruar për qarkullim.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Baki Kelani, shef i zyrës për informim në Policinë e Kosovës.

Në mbrëmje, Policia e kishte pranuar informacionin se në një nga konteinerët prapa Teatrit Kombëtar, gjendet një mjet shpërthyes.

“Lidhur me informatën se ne rrugën “Agim Ramadani”, prapa Teatrit Kombëtar te Kosovës ku dyshohej per mjet shperthyes, ju njoftojme se ne atë lokacion kanë dalë edhe njësia K-9 dhe ajo e Deminimit e Policisë se Kosovës, te cilët e kanë bërë ekzaminimin e vendit ku dyshohej për mjet të dyshimtë, dhe rreth orës 22:30 është konstatuar se nuk ka asgjë te dyshimt”, i ka thënë Kelani Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG