Ndërlidhjet

Mbreti saudit paralajmëron nga kërcënimi iranian


Presidenti francez, Francois Hollande, se bashkue me mbretin saudit, Salman
Presidenti francez, Francois Hollande, se bashkue me mbretin saudit, Salman

Mbreti Salman i Arabisë Saudite iu ka thënë monarkëve të Gjirit Arabik se ata duhet ta kundërshtojnë Iranin derisa e ka udhëhequr një takim rajonal në praninë edhe të presidentit francez, Francois Hollande.

Samiti i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit është mbajtur derisa po rriten shqetësimet ndërkombëtare rreth ndikimit te civilët të sulmeve ajrore të shteteve sunite arabe kundër rebelëve shiit në Jemen.

Hollande, lideri i parë perëndimor që po merr pjesë në këtë samit ka thënë se Franca e ndjen rrezikun me të cilin përballet ky rajon dhe ai ka shkuar atje për të “konfirmuar përkushtimin e Francës në anën tuaj”.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do e vizitojë Arabinë Saudite gjatë këaj jave para se të udhëtojë drejt Francës për bisedime rreth sigurisë.

XS
SM
MD
LG