Ndërlidhjet

Earnest: Ende s’dihet nëse IS e bëri sulmin në Teksas


Josh Earnest - Arkiv

Josh Earnest - Arkiv

Shtëpia e Bardhë thotë se është ende herët që të lidh militantët e Shtetit Islamik me sulmin në Teksas me cak një ekspozitë me karikatura të Profetit Muhamed.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë mbrëmë vonë se sulmi nga dy personat e armatosur është “ende nën hetime” dhe ka shtuar se është “ende shumë herët në këtë moment” të thuhet nëse IS është përgjegjës.

“Kjo është ende nën hetime të FBI-së dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit të inteligjencës për të verifikuar ndonjë lidhjeme të këtyre dy individëve me ISIL apo ndonjë organizatë tjetër terroriste”, ka thënë Earnest.

Dje, grupi ekstremist Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin duke thënë se autorët janë “du ushtarë të kalifatit”.

XS
SM
MD
LG