Ndërlidhjet

Obama lavdëron trimërinë e forcave kurde


Presidenti amerikan, Barack Obama - Arkiv
Presidenti amerikan, Barack Obama - Arkiv

Presidenti amerikan, Barack Obama është takuar me liderin e rajonit autonom kurd të Irakut, në Shtëpinë e Bardhë, një aleat të rëndësishëm kundër militantëve islamik.

Obama dhe zëvendësi i tij, Joe Biden janë takuar me Massud Barzani, për të diskutuar fushatën për rimarrjen e territorit të humbur te Shteti Islamik dhe përkushtimin për të punuar së bashku me Bagdadin për të mbetur një “Irak i bashkuar, federal dhe demokratik”.

Obama gjithashtu ka lavdëruar “trimërinë e forcave kurde” të cilat kanë luajtur rol kritik në lirimin e zonave veriore të Irakut që janë okupuar nga militantët.

Ndërkohë po vazhdon trajnimi i 4 mijë deri në 6 mijë irakianëve për betejën e rimarrjes së Mosulit që militantët e Shtetit Islamik e kanë shpallur kryeqytet të “kalifatit”.

XS
SM
MD
LG