Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Dënohen me vdekje katër vrasës të Farkhundës


Fotografi nga një prej seancave kundër vrasësve të dyshuar të Farkhundës - Kabul, 2 maj

Fotografi nga një prej seancave kundër vrasësve të dyshuar të Farkhundës - Kabul, 2 maj

Një gjykatës afgan i ka dënuar sot me vdekje katër persona për pjesëmarrje në vrasjen e një gruaje e cila ishte akuzuar rrejshëm për djegien e Kuranit në Kabul.

Katër të dënuarit janë në mesin e 49 të akuzuarve për këtë vrasje, përfshirë edhe 19 oficerë policie.

Rasti shkaktoi reagime të ashpra dhe protesta në Kabul pasi u publikua edhe video e vrasjes.

Viktima e sulmit të 19 marsit, 27 vjeçarja Farkhunda, është rrahur deri në vdekje nga një turmë e zemëruar.

Kufomës së viktimës më pas i ishte vënë zjarri dhe ishte hedhur në Lumin e Kabulit.

Farkhunda iu kishte thënë grave në një vend të shenjtë të afërt që të mos harxhojnë kot paratë në hajmali që shiten nga treguesit burra të fatit dhe shëruesit fetar.

Dëshmitarët thonë se burrat më pas iu hakmorrën duke e akuzuar rrejshëm për djegien e Kuranit, diçka që nxiti sulmin brutal ndaj saj.

Policia më pas e konfirmoi se nuk kishte kurrfarë dëshmie rreth akuzave për djegie të Kuranit.

XS
SM
MD
LG