Ndërlidhjet

logo-print

Kuvendi i Kosovës sot shqyrton një mori projektligjesh


Parlamenti i Kosovës - Arkiv

Parlamenti i Kosovës - Arkiv

Parlamenti i Kosovës sot e mban seancën e radhës gjatë së cilës do të shqyrtohen 32 pika, përfshirë këtu edhe pyetjet parlamentare dhe deklarimet jashtë rendit të ditës.

Sipas kalendarit të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit, sot gjithashtu shqyrtohen një mori projektligjesh, përfshirë edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA.

Sot gjithashtu shqyrtohen edhe projektligjet për Avokatin e Popullit, Barazinë Gjinore, mbrojtjen nga diskriminimi dhe për Trashegiminë Kulturore. Seanca pritet të fillojë në orën 10.

XS
SM
MD
LG