Ndërlidhjet

“Les Alyscamps" u shit për mbi 66 milionë dollarë


Artisti, Vincent Van Gogh
Artisti, Vincent Van Gogh

Një pikturë e Vincent Van Gogh është shitur për mbi 66 milionë dollarë në një ankandë në Neë York më 5 maj, që është edhe shuma më e lartë e paguar për një punim të piktorit holandez, prej vitit 1998.

“Les Alyscamps" e Van Goghut përmban pemë në stinën e vjeshtës në një varrezë antike në Arles të Francës.

Piktura përmban edhe sarkofagun e ushtarëve romak që kanë luftuar kundër Konstantinit të Madh.

Punimi është pritur të shitet për rreth 40 milionë dollarë, por në fund, një kolekcionues aziatik ka paguar 66.3 milionë dollarë, pas një gare të ashpër gjatë një ankandi.

Van Gogh e ka realizuar këtë punim derisa shkurtimisht ka punuar krahas mikut të tij, Paul Gaugin në Francën jugore.

Një tjetër pikturë që është shitur shumë shtrenjtë është punimi i quajtur, “Zambakët e Ujit” nga impresionisti Claude Monet.

Kjo pikturë është shitur për 54 milionë dollarë.

Ndërkaq, piktura e Van Goghut që e mban rekordin në çmimin e shitjes është ‘Portreti i Dr Gachet” e cila në vitin 1990 u shit në Neë York për 82.5 milionë dollarë.

XS
SM
MD
LG