Ndërlidhjet

Fabius merr pjesë në ceremoninë e 9 majit në Moskë


Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius - Arkiv

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius - Arkiv

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, ka thënë se e ka në plan që të marrë pjesë në festimet e 9 majit, kur në Moskë shënohet 70 vjetori i fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Fabius e ka konfirmuar këtë gjatë një interviste të sotme dhënë një radio franceze.

Megjithëse Moska ka ftuar 68 udhëheqës të shteteve dhe lider të organizatave ndërkombëtare, vetëm rreth 20 prej tyre e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Kjo ka ndodhur si pasojë e aneksimit ilegal të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska dhe përkrahjes për separatistët pro rusë në Ukrainën lindore.

Pjesëmarrës në këto ceremoni janë edhe presidenti kinez, Xi Jinping dhe presidenti kubanez, Raul Castro si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

XS
SM
MD
LG