Ndërlidhjet

Kerry po qëndron në Xhibuti


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka arritur sot në Xhibuti për bisedime rreth sigurisë dhe ndoshta edhe ndihmave të mundshme për Jemenin dhe Somalinë.

Në këtë shtet gjendet edhe baza kryesore ushtarake amerikane në Afrikë, e njohur si Kampi ‘Lemmonier’.

Kjo vizitë e Kerrit është ndalesa e fundit në Afrikën lindore që përfshinte edhe qëndrimet në Kenia dhe Somali.

Në këtë vend, ai pritet të takohet me presidentin Omar Guelleh për bisedime se si të trajtohet në mënyrë më efektive kërcënimi nga Al Shabaab dhe militantët e tjerë islamistë në rajon.

Kerry planifikon të vizitojë edhe Arabinë Saudite më vonë gjatë ditës para se të udhëtoj për në Francë për të biseduar rreth sigurisë së rajonit në fjalë.

XS
SM
MD
LG