Ndërlidhjet

SHBA: 20 milionë dollarë shpërblim për informata për liderët e IS-it


Ilustrim [©Shutterstock]

Ilustrim [©Shutterstock]

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur shpërblim prej 20 milionë dollarësh për informacione, që çojnë në vendndodhjen e katër liderëve të lartë të grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar mbrëmë vonë se nëpërmjet programit Shpërblim për Drejtësi, do të paguaj çmime të ndryshme për informata për katër liderët e militantëve të Shtetit Islamik: Abd al-Rahman Mustafa al-Qaduli, Abu Mohammed al-Adnani, Tarkhan Tayumurazovich Batirashvili dhe Tariq Bin-al-Tahar al Falih al-Avni al Harzi.

Bëhet e ditur se Qaduli është zyrtar i lartë i Shtetit Islamik, i cili fillimisht i ishte bashkuar një grupi të afërt me al-Kaidën në Irak, Adnani është zyrtarisht zëdhënës i IS-it, Harzi është lider i grupit për rajonin kufitar ndërmjet Sirisë dhe Turqisë, ndërsa Batirashvili është komandant luftarak në pjesën veriore të Sirisë, që në Lindjen e Mesme, po ashtu, njihet si Umar al-Shishani. Ai është nga rajoni Pankisi në Gjeorgji.

XS
SM
MD
LG