Ndërlidhjet

logo-print

BE: Kritikë Bjellorusisë për dënimin e Statkevichit


I burgosuri politik Mikalay Statkevich (djathtas)

I burgosuri politik Mikalay Statkevich (djathtas)

Zyra e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, e ka kritikuar vendimin e një gjykate bjelloruse për të shtuar dënimin ndaj politikanit opozitar, Mikalay Statkevich.

Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë sot se vendimi për të transferuar Statkevichin në një burg me dyshimin se i ka shkelur rregullat e dënimit është “për keqardhje”.

Kocijançiq e ka përshkruar Statkevichin si i “burgosur politik në Bellorusi”, i cili ka vuajtur nga “trajtimi i papranueshëm” prej arrestimit të tij, në dhjetor të vitit 2010.

Mëtutje, ajo ka theksuar se “rëndësia e lirimit të të gjithë të burgosurve politikë mbetet madhore në kontekstin e përmirësimit të raporteve BE-Bjellorusi”.

Statkevich ishte shpallur fajtor për “organizimin e shqetësimeve masive” pas rizgjedhjes së presidentit, Alyaksandr Lukashenka, në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2010.

XS
SM
MD
LG