Ndërlidhjet

Jankullovska: Protesta - sulm vandal kundër policisë


Pamje nga protesta e mbrëmshme në Shkup
Pamje nga protesta e mbrëmshme në Shkup

Ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, deklaroi sot se demonstratat e mbrëmbshme në Shkup ishin sulm vandal kundër policisë dhe se pjesëtarët e policisë nuk kanë përdorë forcë të tepruar kundër protestuesve.

Mëtutje, ajo theksoi se 38 policë janë plagosur, 6 prej tyre seriozisht, ndërsa janë arrestuar 30 demonstrues, përfshirë dy të mitur.

Këto komente u bënë pasi protesta e mesnatës në Shkup u shndërrua në demonstratë të dhunshme.

Raportohet se afro 1 mijë vetë ishin mbledhur për të protestuar kundër një vrasjeje në vitin 2011, pasi lideri opozitar në Maqedoni, Zoran Zaev, e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për përpjekje për ta fshehur rastin e vrasjes së personit, Martin Neskoski.

Protestuesit kishin hedhur gjësende dhe i kishin thyer dritatert e ndërtesës së qeverisë, i kanë dëmtuar disa vetura të parkuara në afërsi dhe i kanë djegur disa kontejnerë.

Policia kishte përdorë gaz lotsjellës dhe topa uji për t’i shpërndarë protestuesit, që kanë kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë.

XS
SM
MD
LG