Ndërlidhjet

Indi: Ylli i Bollivudit – 5 vjet burg


Salman Khan

Salman Khan

Raportohet se një gjykatë në Mumbai të Indisë e ka shpallur fajtor superyllin e Bollivudit, Salman Khan, për rastin e goditjes së një personi të pastrehë me makinë dhe ikjes nga vendi i ngjarjes. Nga kjo goditje ky person kishte vdekur.

Ky incident ka ndodhur në vitin 2002, pas një mbrëmjeje përplot me alkool, me ç’rast Salman Khan është përpjekur ta fajësoj shoferin e tij.

Khan ishte akuzuar se me makinën e tij kishte hyrë në një rrugë të këmbësorëve ku flenin persona të pastrehë, në periferi të Mumbait.

Ai gjithnjë ka thënë se nuk e kishte vozitur veturën.

Sot, një gjykatë në Mumbai e ka dënuar 49 vjeçarin, Salman Khan, me pesë vjet burg.

Raportet e mediave në Indi sugjerojnë se studiot e Bollivudit mund të humbin më tepër se 31 milionë dollarë, nga tërheqja e prodhimit të filmave, për të cilët ishte nënshkruar marrëveshja me zotin Khan.

XS
SM
MD
LG