Ndërlidhjet

Presidenti i Kubës arriti në Moskë për Ditën e Fitores


Raul Castro duke zbritur nga aeroplani në aeroportin e Moskës më 5 maj
Raul Castro duke zbritur nga aeroplani në aeroportin e Moskës më 5 maj

Presidenti i Kubës, Raul Castro, sot e ka filluar vizitën në Rusi, me ç’rast përfshihet edhe pjesëmarrja në paradën për Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe takime me udhëheqësit e Rusië, në kohën e shkrirjes së raporteve ndërmjet Havanës dhe Uashingtonit.

Raul Castro është njëri nga pak liderët e jashtëm që merr pjesë në paradën në Sheshin e Kuq në Moskë më 9 maj, me rastin e shënimit të 70 vjetorit të fitores kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, në vitin 1945.

Diplomatët perëndimorë kanë bërë plane për ta vizituar Moskën, por pak liderë evropianë do të mbesin për paradë.

Bile edhe aleatët më të afërt të Rusisë nga ish-Bashkimi Sovjetik, përfshirë Bjellorusinë, kanë zgjedhur të qëndrojnë anash.

Raul Castro është lideri i parë i jashtëm që ka arritur për manifestimet në të cilat do të paraqitet armatimi më i ri i ushtrisë ruse.

XS
SM
MD
LG