Ndërlidhjet

logo-print

Gazeta: Raporti e fajëson Kievin për rrëzimin e aeroplanit MH17


Hetuesit duke punuar në vendin e rrëzimit të aeroplanit MH17

Hetuesit duke punuar në vendin e rrëzimit të aeroplanit MH17

E përditshmja ruse, Novaya Gazeta, e ka publikuar atë që thotë se është raport nga inxhinierët ushtarakë rusë, që sugjeron se aeroplani i Malajzisë ishte goditur nga raketa ruse BUK, që ishte shkrepur nga forcat e Ukrainës.

Mëtutje gazeta thotë se raporti nuk dëshmon nëse forcat urkainase apo kryengritësit prorusë, që po luftojnë, e kanë rrëzuar aeroplanin e kompanisë Malaysia Airlines MH17, më 17 korrik, me ç’rast janë vrarë të 298 njerëzit në të.

Secila palë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës janë akuzuar reciprocikisht për rrëzimin e aeroplanit, ku 2/3 e udhëtarëve të aeroplanit ishin holandezë.

Prokurorët e Holandës thonë se “skenari udhëheqës” në hetimin e tyre është se aeroplani ishte goditur nga raketa BUK dhe se po testohet teoria se raketa ishte shkrepur nga hapësira nën kontrollin e separatistëve.

Zyrtarët rusë fillimisht thanë se aeroplani ishte qëlluar nga aeroplani luftarak ukrainas.

Ukraina i ka përgënjeshtruar akuzat se forcat e saj e kanë rrëzuar aeroplanin e udhëtarëve të Malajzisë.

XS
SM
MD
LG