Ndërlidhjet

Netanyahu formon koalicionin qeveritar


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka formuar koalicionin e ri qeveritar, shtatë javë pasi partia e tij Likud ka fituar zgjedhjet.

Marrëveshja është arritur më pak se një orë para afatit të mesnatës.

Netanyahut i është dashur mbështetja e partisë së djathtë, Bayit Yehudi, për t’i dhënë atij 61 ulëset e nevojshme.

Netanyahu, i cili për herë të parë është bërë kryeministër në vitin 1996, pritet të marrë tani mandatin e katërt.

Lideri i partisë Bayit Yehudi, Naftali Bennett, ka kërkuar udhëheqjen e Ministrisë së Drejtësisë në këmbim të mbështetjes së tij.

XS
SM
MD
LG