Ndërlidhjet

Elton John i kërkon SHBA-së të vazhdojë luftën anti-SIDA


Elton John
Elton John

Këngëtari i njohur britanik, Elton John, ka thënë para një paneli të Senatit të Shteteve të Bashkuara se SIDA mund të çrrënjoset gjatë jetës së tij, nëse Qeveria amerikane vazhdon financimin e luftës kundër kësaj sëmundjeje.

“Epidemia e SIDA-s nuk ka marrë fund dhe udhëheqja e vazhdueshme e Amerikës është shumë e rëndësishme”, ka thënë Sir Elton.

Ai është ftuar të flasë nga senatorët Lindsey Graham dhe Patrick Leahy.

Subjekt i dëgjimit në Senat ka qenë Plani Emergjent i Presidentit për SIDA-n.

Programi ka nisur nga presidenti George Bush në vitin 2003 dhe është forcuar nga pasardhësi i tij, Barack Obama.

Për vitin fiskal 2016 janë kërkuar 6.542 miliardë dollarë për këtë program.

XS
SM
MD
LG