Ndërlidhjet

Senati voton për Aktin e Rishikimit të marrëveshjes me Iranin


Ilustrim
Ilustrim

Senati i Shteteve të Bashkuara voton sot për një propozim të ligjvënësve republikanë, i cili do t’i jepte Kongresit autoritetein për të rishikuar marrëveshjen ndërkombëtare me Iranin, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Marrëveshja është duke u negociuar nga Republika Islamike dhe gjashtë fuqi botërore.

Afati për arritjen e saj është fundi i qershorit.

Marrëveshja kornizë është arritur më 2 prill dhe ajo kërkon nga Irani që të frenojë aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Propozimi i Republikanëve synon t’i japë Kongresit amerikan kompetenca për të vendosur kushte më të rënda ndaj Teheranit.

XS
SM
MD
LG