Ndërlidhjet

Irani liron anijen e kapur qysh në prill


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme e Iranit ka konfirmuar lirimin e një anijeje mallrash, nën flamurin e Ishujve Marshall, e cila është kapur nga anijet iraniane të patrullimit në Ngushticën e Hormuzit, në fund të prillit.

Ministria ka thënë se edhe 24 anëtarët e ekuipazhit të anijes Maersk Tigris janë liruar dhe se anija është larguar nga ujërat territoriale të Iranit.

Anija është ndaluar më 28 prill, pas një mosmarrëveshjeje për borxhe nga kompania daneze e anijeve Maersk për një firmë private iraniane.

Autoritetet iraniane kanë këmbëngulur se Maersk Tigris dhe ekipi i tij do të lirohen vetëm pas pagesës së borxhit disavjeçar.

XS
SM
MD
LG