Ndërlidhjet

Çifti mbretëror kërkon privatësi për princeshën Charlotte


Princi William dhe dukesha Catherine së bashku me vajzën e tyre, princeshën Charlotte.

Princi William dhe dukesha Catherine së bashku me vajzën e tyre, princeshën Charlotte.

Letra paralajmëruese për mediat, që të mos ngacmojnë Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, si dhe familjen e tyre, janë shpërndarë nga policia në fshatin Norfolk të Britanisë.

Çifti mbretëror ka shkuar në shtëpinë e tij atje me vajzën e sapolindur, princeshën Charlotte.

Paralajmërimet u kërkojnë fotografëve që të respektojnë privatësinë e tyre.

Policia në Norfolk ka konfirmuar se është duke shpërndarë letrat në emër të çiftit mbretëror, por nuk ka bërë komente të mëtejshme.

Familja ka qëndruar në Pallatin Kensington që nga lindja e princeshës Charlotte të shtunën, ndërsa ka udhëtuar për në Norfolk të mërkurën.

XS
SM
MD
LG