Ndërlidhjet

Siri: Hezbollah dhe ushtria siriane vrasin dhjetëra kryengritës


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria siriane dhe luftetarët e Hezbollahut e kanë rimarrë në kontroll një zonë malore në Siri, përgjatë kufirit me Libanin të enjtën, raporton Reuters sipas deklaratës së një zyrtari të Hezbollahut.

Përgjatë luftimeve, sipas këtij zyrtari, janë vrarë dhjetëra kryengritës nga dega e Al Kaidës e quajtur, Fronti Nusra.

Rajoni i Assal al Uard, është një pozitë strategjike prej të cilës mund të kontrollohen qytezat kufitare ku Hezbollah është i pranishëm.

Luftetarët nga Hezbollahu që përkrahet nga Irani janë duke luftuar përkrah ushtrisë siriane në luftën civile të Sirisë.

XS
SM
MD
LG