Ndërlidhjet

Irak: Vritet gazetari me plumb në zemër


Pamje arkivi nga Bagdadi
Pamje arkivi nga Bagdadi

Raportohet se në Irak, një gazetar i njohur sekular është vrarë në shtëpinë e tij në Bagdad.

Observatoriumi Irakian i Lirisë së Gazetarëve ka thënë se gazetari, Raed al Juburi, është “vrarë me plumb në zemër” më 5 maj në lagjen Qadisiyah të Bagdadit.

Raportohet se qëllimi vrasjes nuk është ende i qartë.

Mirëpo, disa nga kolegët e Juburit thonë se ai kërcënohej ndërsa së fundi e kishte dorëzuar numrin e telefonit të Observatoriumit në fjalë në rast se atij i ndodh diçka.

Juburi e udhëhiqte një emision televizi në kanalin televiziv, Al Rasheed, ndërsa shkruante kolumne për gazetën ‘Azzaman’.

Kolegët thonë se ai kritikonte politikanët irakianë për problemet e sigurisë dhe ato ekonomike të vendit.

Një nga zëdhënësit e sigurisë në këtë vend i ka thënë një televizioni irakian se hetimet fillestare tregojnë se ai mund të ketë vrarë vetën.

Mirëpo, babai i gazetarit në fjalë e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Organizata me seli në Paris, ‘Reporterët pa Kufij” thonë se burimi i kërcënimeve ndaj Juburit mund të jenë politike.

XS
SM
MD
LG