Ndërlidhjet

Rusi: Vdes 1 i burgosur, plagosen 15 të tjerë


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët rusë kanë thënë se së paku një i burgosur është vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur si rezultat i trazirave në një objekt burgu ku mbahen të burgosurit të prekur nga turbekulozi.

Yelena Nikishova, zëdhënëse e Shërbimeve Federale Ruse të Burgut, ka thënë sot se një i burgosur ka vdekur si pasojë e plagëve derisa ishte duke u operuar pasi ishte evakuuarnga burgu në Nizhny Novgorod, në lumin Volga.

Nikishova thotë se tetë të burgosur të tjerë kanë lëndime serioze. Ajo ka treguar se rojet apo personeli civil nuk janë lënduar gjatë dhunës në burg.

Autoritetet thonë se rreth 100 të burgosur iu kanë vënë zjarrin dy objekteve më 6 maj, kanë thyer kamerat e sigurisë, kanë shkatërruar orenditë dhe kanë sulmuar të burgosurit e tjerë.

Sipas një raportiminë mediat ruse, të burgosurit janë ankuar për veprime të “paligjshme” nga zyrtarët në të kaluarën, në mesin e të cilave është edhe detyrimi i të burgosurve me turbekuloz që të punojnë deri në 12 orë në ditë.

XS
SM
MD
LG