Ndërlidhjet

logo-print

Kryeparlamentari Veseli takoi ish kongresmenin amerikan Earl Pomeroy


Fotografi arkivi e Kryeparlamentarit, Kadri Veseli

Fotografi arkivi e Kryeparlamentarit, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli ka pritur sot Earl Pomeroy ish-kongresmen amerikan, anëtar i Shtëpisë së Demokracisë.

Përmes një komunikate për media të Kuvendi të Kosovës thuhet se kryeparalmentari Veseli ka vlerësuarmbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën në të gjitha proceset.

Nëpërmjet kësaj mbështetjeje, ka theskuar Veselit, Kuvedni i Kosovës ka arritur të ndërtojë dhe avancojë kapacitetet në shumë aspekte, si në hulumtime parlamentare dhe reformim të procesit ligjvënës, ashtu edhe në forcimin e mekanizmave mbikëqyrës parlamentar dhe rritjen e transparencës.

“Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes nga institucionet e ShBA-së, duke besuar se transparenca, lehtësimi i qasjes së qytetarëve në punën e komisioneve parlamentare dhe Kuvendit në përgjithësi, si dhe efikasiteti i administratës në Kuvend, janë themel i punës tonë të përgjegjshme kundrejt qytetarëve dhe zhvillimin e demokracisë në vend”, ka theksuar Veseli.

XS
SM
MD
LG