Ndërlidhjet

Serbi: Operohet Shesheli


Lideri i partisë radikale serbe, Vojislav Sheshel

Lideri i partisë radikale serbe, Vojislav Sheshel

Lideri i partisë radikale serbe, Vojislav Sheshel, ka kryer një ndërhyrje kirurgjike pasi nuk i është bindur urdhërit të Gjykatës së Hagës për tu kthyer në burg.

Gjykata për Krime Lufte e OKB-së e kishe liruar Sheshelin përkohësisht në nëntor për arsye shëndetësore me kushtin që të kthehet kur kjo t’i kërkohet.

Partia e tij thotë se Shesheli, që akuzohet për rekrutimin e forcave paramilitare gjatë luftrave të viteve të 90-ta, në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, është operuar sot.

Partia e tij nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër, duke thënë se është duke pritur të dhëna të tjera nga mjekët e Sheshelit.

Mjekët më parë kanë thënë se Shesheli është duke vuajtur nga kanceri i zorrës së trashë që i është përhapur edhe në mëlçi.

Në muajin mars, gjykatësit e apelit kanë marrë vendim që Shesheli të kthehet në tribunal, por ai e ka refuzuar këtëvendim.

XS
SM
MD
LG