Ndërlidhjet

Gjykata amerikane: Programi i NSA për vëzhgim, i tepruar


Shtabi kryesor i NSA-së
Shtabi kryesor i NSA-së

Një gjykatë e apelit në SHBA ka thënë se mbledhja të dhënave të bisedave telefonike të miliona amerikanëve pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2011, tejkalon atë që e ka lejuar Kongresi.

Gjykata e apelit në Manhatan, më 7 maj ka thënë se një gjyqtar i një gjykate më të ulët ka gabuar kur e ka hedhur poshtë padinë e Unionit Amerikan të Lirisë Qytetare e cila e kishte sfiduarkushtetutshmërinë e programit vëzhgues duke thënë se është shkelur privatësia e njerëzve.

Edëard Snoëden, ish kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, NSA, iu kishte dhënë mediave dokumente sekrete që zbulojnë se agjencia po mblidhte të dhëna të telefonatave dhe komunikimeve dixhitale të miliona qytetarëve që nuk kanë qenë të dyshuar për krime.

Gjyqtari, Gerard Lynch, ka thënë se Kongresi nuk e ka autorizuar programin e NSA-së, sipas një neni të “Aktit Patriotik” rreth asaj se si hetuesit mund të mbledhnin informacioneve për të luftuar terrorizmin.

XS
SM
MD
LG