Ndërlidhjet

Taxhikistan: Pendohet ish militanti i IS-it


Farruh Sharifov
Farruh Sharifov

Në Taxhikistan, një ish militant publikisht ka shprehur pendim pse i është bashkuar luftetarëve islamik në Siri.

Farruh Sharifov, nga qyteti verior i Khujandit, i është drejtuar një audience të madhe në Pallatin Jami në qendër të Dushanbeut.

Ai ka treguar gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur gjatë luftimeve në Siri, duke thënë se ai është tmerruar nga veprimet “barbare” që i ka parë.

Sharifov ka thënë se shumë njerëzve iu është hequr koka nga militantët e Shtetit Islamik në bazë të akuzave të paverifikuara, pa ndonjë hetim apo proves gjyqësor.

Ai ka thënë se ka parë heqjen e kokës të disa islamistëve nga Azerbajxhani pasi janë akuzuar për blasfemi apo spiunim për organizata kurde që luftojnë kundër IS-it.

Paraqitja publike e Sharifovit, duket se ka për qëllim që t’i drejtohet xhihadistëve të Taxhikistanit.

Zyrtarët në këtë shtet thonë se 300 burra dhe taxhike janë duke luftuar përkrah militantëve islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG