Ndërlidhjet

Stamboll: Ndalohet shkatërrimi i jetimores armene


Ilustrim

Ilustrim

Shkatërrimi i një jetimoreje armene në Stamboll raportohet se është ndaluar pas protestave të aktivistëve.

Bulodzerët, dje filluan ta shkatërrojnë kampin armen, një ish kamp veror në rrethin Tuzla të Stambollit, për të krijuar hapësirë për ndërtimin e një kompleksi të apartamenteve luksoze.

Gazeta “Milliyet” raporton se puna është ndaluar më vonë pas protestave, përfshirë edhe pjesëtarëve të njohur të komuniteti armen në Turqi si dhe ligjvënësve opozitar që janë paraqitur në vendin e ngjarjes.

Komuniteti armen thotë se jetimorja, vendi ku e ka kaluar fëmijërinë e tij edhe gazetari i vrarë armeno turk, Hrant Dink, është marrë ilegalisht nën kontroll nga shteti.

Aktivistët kanë thënë sot se ata do të qëndrojnë në vendin e ngjarjes gjatë natës për të pamundësuar shkatërrimin e mëtutjeshëm të objektit në fjalë.

Kampi është hapur në vitin 1963, dhe dikur ishte kulmi mbi kokë i 1500 fëmijve.

Shteti turk e ka marrë nën kontroll objektin në vitin 1987.

XS
SM
MD
LG