Ndërlidhjet

Lirohet Khadr, dikur i burgosuri më i ri në Guantanamo


Ilustrim
Ilustrim

Kanadezi, Omar Khadr,që dikur ishte i burgosuri më i ri në Guantanamo, para se të transferohej në një burg në Alberta në vitin 2012, është liruar sot me kaucion derisa ai e ka dërguar në apel dënimin për vrasje nga një gjykatë ushtarake amerikane.

Lajmi i dhënë nga Reuters, mbështetët në një raport të Televizionit Publik Kanadez (CBC).

Një gjykatës kanadez ka vendosur që Khadr, i cili kapur në Afganistan kur i kishte 15 vjeç dhe që ishte deklaruar fajtor për vrasjen e një ushtari amerikan, mund të lirohet me kaucion.

Ky vendim e hedh poshtë kërkesën e qeverisë federale që ai të mbahet në burg.

XS
SM
MD
LG