Ndërlidhjet

Amerikanët po trajnojnë sirianët kundër IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria amerikane ka filluar trajnimin e sirianëve për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, raporton Reuters duke u mbështetur në burimet e saj amerikane dhe ato të Lindjes së Mesme.

Këto burime anonime i kanë thënë sot Reuters-it se programi kaa filluar në Jordani dhe shumë shpejtë do të nis edhe në Turqi.

Plani amerikan që të trajnoj dhe armatos që eventualisht pritet të krijojë një forcë prej 15 mijë trupave, konsiderohet një test i madh i strategjisë së presidentit Barack Obama në Siri.

Pentagoni nuk ka pranuar të komentojë informacionin, shkruan Reuters.

XS
SM
MD
LG