Ndërlidhjet

Zaev kërkon hetime të reja për vrasjen e gazetarit Mlladenov


Zoran Zaev duke i paraqitur dokumentet lidhur me vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov

Zoran Zaev duke i paraqitur dokumentet lidhur me vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov

Lideri opozitar në Maqedoni, Zoran Zaev, e ka akuzuar qeverinë e kryeministrit, Nikolla Gruevski, për fshehjen e dëshmive për vdekjen e gazetarit, Nikolla Mlladenov, i cili ishte kritik i ashpër i qeverisë. Mlladenov pat vdekur në një fatkeqësi në trafik para dy vitesh.

Lideri i Partisë Socialdemokrate në opozitë, Zoran Zaev, në këtë aspekt, i ka cituar bisedimet telefonike të incizuara ilegalisht ndërmjet qeverisë dhe zyrtarëve të policisë, që është zhvillimi i fundit në skandalin masiv të përgjimit, i cili ka shkaktuar krizë të thellë politike, që e ka përfshirë këtë vend për disa muaj.

Zoti Zaev sot ka kërkuar hetime të reja, derisa qeveria kishte shprehur përkushtim për mbështejte të tyre, lidhur me vdekjen e Nikolla Mlladenovit, pronar i revistës Fokus.

Një hetim fillestar kishte treguar se përplasja në trafik ishte aksident.

Lideri opozitar e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, se qëndron prapa përgjimeve ilegale të afro 20 mijë njerëzve, përfshirë gazetarë, gjyqtarë, ambasadorë dhe ligjvënës.

Gruevski i ka kundërshtuar akuzat dhe për përgjime i ka fajësuar agjentët e jashtëm.

XS
SM
MD
LG