Ndërlidhjet

logo-print

Britani: Partia Konservatore në rrugën e fitores


Ed Miliband dhe David Cameron (djathtas)

Ed Miliband dhe David Cameron (djathtas)

Partia Konservatore e kryeministrit, David Cameron, është në rrugë për ta vazhduar udhëheqjen e qeverisë së Britanisë edhe për pesë vitet e ardhshme, megjithqë nuk do ta ketë shumicën e nevojshme, pas zgjedhjeve të djeshme.

Sipas hulumtimeve të kryera me zgjedhës pasi e kanë hedhur votën e tyre, rrjeti BBC vlerëson se konservatorët i fitojnë 316 prej 650 vendeve në parlament, kështu që zoti Cameron i ka disa mundësi për ta formuar qeverinë, përfshirë mbajtjen e koalicionit me partnerin aktual në qeveri, partinë Demokratët Liberalë.

Partia kryesore opozitare, ajo Laburiste, e udhëhequr nga Ed Miliband, ka pësuar dëshprim të theksuar, duke fituar vetëm 230 vende deputetësh, pasi nacionalistët në Skoci fituan më tepër vota se shumë kandidatë laburistë dhe gjithsej i morën 59 vende në parlament.

Ministri qeveritar i konservatorëve, Michael Gove, tha se nëse këto parashikime dalin korrekte, atëherë “konservatorët qartas i kanë fituar zgjedhjet”.

XS
SM
MD
LG