Ndërlidhjet

SHBA: Senati e miratoi legjislacionin për marrëveshjen me Iranin


Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington
Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara në Uashington

Senati i Shteteve të Bashkuara me shumicë pothuajse absolute të votave, e ka miratuar legjislacionin me të cilin Kongresit i jepet e drejta e rishqyrtimit dhe eventualisht edhe e refuzimit, të marrëveshjes ndërkombëtare atomike me Iranin.

Për këtë legjislacion mbrëmë votuan 89 senatorë, ndërsa një ishte kundër, dhe tash pritet shqyrtimi i tij në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, gjatë javës së ardhshme.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti, Barack Obama, do ta nënshkruaj atë dhe ta shndërroj në ligj, nëse kalon edhe në Dhomën Përfaqësuese.

Nëse marrëveshja me Iranin arrihet, atëherë sipas legjislacionit do të bllokohej lehtësimi i sanksioneve ekonomike të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit për 30 ditë, ndërsa gjatë kësaj periudhe Kongresi amerikan do të mund të votonte për ta pranuar apo refuzuar marrëveshjen.

Irani e ka kritikuar këtë legjislacion, i njohur me emrin Akti i Rishqyrtimit Atomik Iranian, duke thënë se negociatorët e Iranit po punojnë me ata të gjashtë fuqive botërore në arritjen e marrëveshjes së përhershme atomike, e jo me ligjvënësit e një vendi të vetëm.

XS
SM
MD
LG