Ndërlidhjet

SHBA: Nderohen armenët e masakruar


Pamje e pjesës së sipërme të Katedralës Kombëtare në Uashington

Pamje e pjesës së sipërme të Katedralës Kombëtare në Uashington

Presidenti i Armenisë, Serzh Sarkisian, zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, dhe politikanë të tjerë të lartë dhe liderë religjiozë, mbrëmë kanë marrë pjesë në një ceremoni në Katedralën Kombëtare në Uashington për ta përkujtuar vrasjen masive të armenëve, para një shekulli.

Zoti Sarkisian ka kërkuar më tepër humanitet ndërkombëtar, paqe dhe drejtësi, duke thënë se mungesa e këtyre vlerave ka krijuar ambient për vrasjen masive dhe dëbimin e 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Otomane, para 100 vjetësh, pastaj për masakrën e 6 milionë hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe për episodet e gjenocidit aktual në Darfur, Ruandë dhe Kamboxhë.

XS
SM
MD
LG