Ndërlidhjet

Vuçiq: Marrëveshja me Prishtinën nuk varet vetëm prej Serbisë


Aleksandar Vuçiq dhe Johannes Hahn (djathtas) gjatë takimit të djeshëm në Beograd

Aleksandar Vuçiq dhe Johannes Hahn (djathtas) gjatë takimit të djeshëm në Beograd

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë se Serbia “po bënë çdo gjë të mundshme”, që i takon asaj, për arritjen e marrëveshjes në dialogun me Prishtinën, por ka shtuar se “për të parën herë marrëveshja nuk varet vetëm nga ne”.

Këto komente ai i ka bërë para gazetarëve në Beograd, pas takimit me komisionarin e Bashkimit Evropian për politikë të fqinjësisë evropiane dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn.

Duke u shprehur për formimin e Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë, zoti Hahn ka deklaruar se “sa më parë që t’i fillojmë negociatat, më parë do të arrijmë në cak” dhe ka shprehur bindjen se duhet të mbizotëroj “racionaliteti”, raporton agjencia Beta.

“Me rëndësi është që t’i kemi disa hapa të mëtejshëm, të cilët do të tregonin se është bërë përparim, dhe nëse kjo ndodh gjatë këtij viti”, atëherë për Serbinë mund të hapen kapitujt e parë në negociatat me Bashkimin Evropian, e konkretisht kapitujt 23 dhe 24, ka thënë Han.

Në konferencën për gazetarë në Beograd, kryeministri Vuçiq ia ka dorëzuar zyrtarit të lartë evropian, Johannes Hahn, dy kuti në të cilat gjendeshin planet aksionale të qeverisë së Serbisë për këta dy kapituj.

XS
SM
MD
LG