Ndërlidhjet

Pakistan: Nga rrëzimi i helikopterit, 6 të vrarë përfshirë dy diplomatë


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 6 persona, përfshirë dy ambasadorë, janë vrarë sot nga përplasja e një helikopteri ushtarak të Pakistanit në pjesën veriore të këtij vendi.

Programi për Pakistanin i Radios Evropa e Lirë, duke e cituar zëdhënësin ushtarak pakistanez, Asim Bajwa, raportoi se është konfirmuar se në mesin e të vrarëve gjenden dy pilotë, ambasadorët e Filipineve dhe të Norvegjisë, dhe bashkëshortet e ambasadorëve të Malajzisë dhe Indonezisë.

Ambasadorët e Polonisë dhe të Holandës ishin në mesin e disa të plagosurve.

Nuk është menjëherë e qartë se çka e ka shkaktuar rrëzimin e helikopterit.

Helikopteri i tipit MI17, ishte pjesë e një grupi prej tre helikopterëve që i bartnin diplomatët perëndimorë për në rajon, ku kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, do ta mbante një fjalim.

Dy helikopterët e tjerë kanë ateruar pa probleme.

XS
SM
MD
LG