Ndërlidhjet

Vuçiq paralajmëron ndryshime kushtetuese

  • RFE /RL

Aleksandar Vuçiq, foto nga arkivi

Aleksandar Vuçiq, foto nga arkivi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë për të përditshmen The Wall Street Journal, se është “duke shqyrtuar mundësinë e ndryshimeve kushtetuese deri në fund të vitit 2017, në të cilat do të mund të përfshihej heqja e përcaktimit të Kosovës si pjesë e Serbisë”.

“Duhet të jemi shumë të sinqertë me popullin tonë për opsionet e ndryshme. Dhe populli i Serbisë duhet ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë Vuçiq, gjatë një interviste për WSJ.

Në këtë intervistë, kryeministri serb i ka cilësuar “tallje” propozimet e qeverisë së Kosovës që përfaqësuesve të komunitetit serb t’u ofrojë “pushtet sipërfaqësor”.

Zoti Vuçiq ka folur edhe për integrimet evropiane, ndërsa gazeta konstaton se përparimi drejt këtij rrugëtimi ka qenë i ngadaltë.

“Nuk ka kthim prapa”, tha Vuçiq për përpjekjet e Serbisë drejt integrimeve evropiane.

“Kam edhe unë zhgënjimet e mia personale dhe politike, në raport me Bashkimin Evropian".

"Por, detyra ime është të kujdesem mbi çështjet e rëndësishme strategjike të këtij shteti”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se këtë mesazh ka jo vetëm për Washingtonin e Brukselin, por edhe për Moskën.

Tekstine plotë të së përditshmes WSJ në gjuhën angleze mund ta lexoni këtu. (a.v.)

XS
SM
MD
LG