Ndërlidhjet

Poroshenko: 7,000 civilë të vrarë në luftë


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se afro 7,000 civilë janë vrarë në konfliktin midis forcave qeveritare dhe rebelëve pro-rusë, në lindje të Ukrainës.

Duke folur para Parlamentit në Kiev, Poroshenko ka thënë se mbi 1,000 njerëz mbeten të zhdukur.

Shifrat janë më të larta nga të dhënat e fundit të Kombeve të Bashkuara, që flasin për rreth 6,100 njerëz të vrarë.

Poroshenko po ashtu ka thënë se 1,657 ushtarë të Ukrainës janë vrarë në luftime.

Ai ka thënë se përfshirja e Rusisë në luftë ka detyruar Ukrainën të kërkojë aleancë me Perëndimin.

XS
SM
MD
LG