Ndërlidhjet

Konservatorët e Cameronit sigurojnë shumicën


Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron.

Konservatorët e kryeministrit britanik, David Cameron, kanë fituar zgjedhjet komëbëtare.

Ata kanë siguruar 326 ulëse të Parlamentit prej 650 vendesh.

Cameron mund të formojë qeverinë e shumicës konservatore, pa pasur nevojë për koalicion ose mbështetje formale të partive të tjera.

Kryetari i Partisë Laburiste, Ed Miliband, i cili është parë si sfidanti kryesor i Cameronit, ka dhënë dorëheqje pasi partia e tij ka dështuar keq në zgjedhje, duke marrë vetëm 231 ulëse.

Dorëheqje ka dhënë edhe kryetari i Liberal-Demokratëve, Nick Clegg, i cili ka qenë në koalicion me partinë e Cameronit qysh në vitin 2010.

Zgjedhjet e përgjithshme në Britani janë mbajtur të enjten.

XS
SM
MD
LG