Ndërlidhjet

Gjeorgjia dhe Ukraina mbesin pa liberalizim vizash


Ilustrim

Ilustrim

Komisioni Evropian ka njoftuar se në Samitin e Partneritetit Lindor, që do mbahet këtë muaj në Riga, Gjeorgjia dhe Ukraina nuk do të sigurojnë udhëtimin pa viza në zonën Schengen të BE-së.

Duke folur në Bruksel, zëdhënësja për çështje të brendshme të BE-së, Natasha Bertaud, ka thënë se Komisioni është “i vetëdijshëm se Gjeorgjia dhe Ukraina kanë shfaqur dëshirën për të marrë statusin pa viza në samit, porse kjo është shumë ambicioze në aspektin e kohës”.

Raporti që ka bërë publike ajo thotë se Ukraina dhe Gjeorgjia duhet të bëjnë më shumë në zbatimin e ligjeve kundër korrupsionit dhe kundër trafikimit.

Brukseli po ashtu i ka bërë thirrje Ukrainës që të forcojë ligjet kundër krimit të organizuar dhe kundër diskriminimit.

XS
SM
MD
LG