Ndërlidhjet

Dy ambasadorë të vdekur nga “aksidenti” në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në një pjesë malore të Pakistanit verior, duke vrarë shtatë njerëz, përfshirë ambasadorët e Norvegjisë dhe të Filipineve.

Helikopteri është rrëzuar gjatë një uljeje emergjente në territorin Gilgit-Baltistan.

Gratë e të dërguarve të Indonezisë dhe Malajzisë në Pakistan, dy pilotë dhe një anëtar i ekuipazhit kanë vdekur po ashtu.

Ata kanë qenë rrugës për të ndjekur hapjen e një projekti të turizmit.

Talibanët pakistanezë kanë thënë se qëndrojnë prapa sulmit, por qeveria ka hedhur poshtë një pretendim të tillë.

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Asif, ka thënë se, në bazë të raporteve të para, bëhet fjalë për aksidentit.

XS
SM
MD
LG