Ndërlidhjet

SHBA heton policinë në Baltimorë


Baltimorë, SHBA
Baltimorë, SHBA

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara do të hetojë nëse departamenti i policisë në Baltimorë anagzhohet në përdorim të vazhdueshëm të forcës, raportojnë mediat amerikane.

Kryetarja e Baltimores, Stephanie Rawlings-Blake, ka kërkuar hetime pasi adoleshenti me ngjyrë, Freddie Gray, ka marrë plagë fatale gjatë kohës së ka qenë në paraburgim, pak javë më parë.

Ajo ka thënë se komuniteti dhe policia kanë marrëdhënie “të thyera”.

Prokurorja e përgjithshme e SHBA-së, Loretta Lynch, e cila ka vizituar Baltimoren këtë javë, pritet të shpallë formalisht nisjen e hetimeve.

Departamenti amerikan i Drejtësisë është duke hetuar tashmë nëse në incident janë shkelur të drejtat civile të Grayt.

Vdekja e tij ka shkaktuar protesta në shumë qytete të SHBA-së.

Zyrtarët policorë të përfshirë në arrestimin e Grayt përballen po ashtu me akuza penale.

XS
SM
MD
LG