Ndërlidhjet

logo-print

Aktakuza për korrupsion kundër 14 personave


©Shutterstock

©Shutterstock

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër 14 të pandehurve për veprat penale: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrim dhe mashtrim në detyrë.

Identiteti i të akuzuarve është bërë publikë vetëm me iniciale dhe ato janë: M.K., XH.K., H.R., E.S., S.K., N.G., R.H., B.P., B.A., SH.K., B.K., H.D., A.S., A.P..

“Në mesin e të akuzuarve është edhe një ish-kryetar komune si dhe tetë zyrtarë tjerë të asaj komune, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po sipas tij, në aktakuzë janë të përfshirë edhe pronarët e tre operatorëve ekonomikë, si dhe dy persona përgjegjës, të caktuar nga këta operatorë.

XS
SM
MD
LG