Ndërlidhjet

Busti i Stalinit ngjyroset me rozë


Lipetsk, 8 maj 2015.
Lipetsk, 8 maj 2015.

Një bust i diktatorit sovjetik, Joseph Stalin, në qytetin Lipetsk të Rusisë, është ngjyrosur me ngjyrë rozë.

Agjencia Interfax raporton se statuja është ngritur nga Partia lokale Komuniste jashtë selisë së saj në Lipetsk, në prag të 70-vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtari lokal i Partisë Komuniste, Sergei Tokarev, ka thënë se akti i vandalizmit është “provokim politik”.

Një grua e paidentifikuar është kapur nga video-kamerat duke hedhur ngjyrë rozë mbi statujë, mëngjesin e sotëm.

XS
SM
MD
LG