Ndërlidhjet

Gjuriq: Prishtina anuloi bisedimet për Asociacionin


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka akuzuar autoritetet në Prishtinë se kanë anuluar bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se Prishtina, në këtë mënyrë, përpiqet të bllokojë formimin e këtij Asociacioni, si dhe integrimin evropian të Serbisë.

“Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për shkelje të dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit, që kanë të bëjnë me formimin e Asociacionit. Këtu bëhet fjalë për shkelje të qartë të dispozitës 14, sipas së cilës, Prishtina është e detyruar që të mos e bllokojë Serbinë në integrimet evropiane. Në aspektin politik, kjo është përpjekje e Prishtinës që ta sjellë vendin tonë në një lloj të krizës politike”, ka thënë Gjuriq në një konferencë për gazetarë në Beograd, transmetojnë mediat serbe.

Sipas tij, bisedimet për Asociacionin është dashur të mbahen të martën, porse “Prishtina i ka anuluar ato në mënyrë të njëanshme”, duke u thirrur në arsye të brendshme politike.

XS
SM
MD
LG